Loading…

Gashi: Pas një jave Gjykata Speciale mund të fillojë ngritjen e akuzave

  • 28/06/2017 | 23:42

Gashi: Pas një jave Gjykata Speciale mund të fillojë ngritjen e akuzave

Avokati Tomë Gashi deklaroi se pas një jave Gjykata Speciale do të fillojë me ngritjen e akuzave të para ndaj ish-luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.


Gashi  u shpreh se infrastruktura ligjore tanimë është e gatshme për të bërë akuzat e para.

Ai tha se hetimet për këto akuza janë zhvilluar tash gjashtë vite me radhë, dhe tanimë ata janë të përgatitur për ta filluar punën, duke thënë se askush nuk është i përjashtuar nga kjo “lojë”, dhe të akuzuar mund të jenë të gjithë pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gashi shtoi se do të ketë dëshpërime të mëdha nga kjo Gjykatë, duke i kritikuar deputetët e Kuvendit të Kosovës, që kanë votuar pro kësaj gjykate. Ai thotë se nuk ka rast tjetër në botë që deputetët e atij vendi votojnë për një gjë që është kundër shtetit të tij dhe interesave të qytetarëve të po atij shteti

Ai u shpreh kritik për këtë Gjykatë, duke e quajtur të padrejtë ndaj shqiptarëve, dhe sipas tij kjo Gjykatë është raciste, pasi që merret vetëm me shqiptarët.

Gashi foli edhe për mundësinë që kjo Gjykatë mund ta ketë ndikimin në formimin e Qeverisë së ardhshme të Kosovës dhe përë figurat që mund të eliminohen nga skena politike në Kosovë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë