Loading…

Gashi paralajmëron fakte që qartësojnë vdekjen e Deharit

  • 15/12/2016 | 14:31

Gashi paralajmëron fakte që qartësojnë vdekjen e Deharit

Ditën e nesërme do të bëhet publik raporti i ekspertëve të pavarur në rastin e vdekjes së aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, në qendrën e paraburgimit në Prizren, shkruan gazetametro.net


Këtë gjë e ka bërë të ditur avokati i familjes të së ndjerit Dehari, Tomë Gashi, përmes një publikimi të tij të bërë në rrjetin social Facebook.

“Nesër e premte më 16.12.2016 do të publikohet raporti i autopsisë mjeko -ligjore i ekspertëve të pavarur Dr.Besim Ymaj-Ekspert Mjeko –Ligjor nga Tirana-Shqipëria dhe Dr. Besim Latifaj,FRCPath Consultant Pathologist nga Anglia.”, ka bërë të ditur Gashi, shkruan gazetametro.net

Tutje ai ka treguar se konferenca për media do të mbahet nesër më  në orën 14.30 në zyren e tij në Prishtinë.

Gashi ka paralajmëruar se këtu do publikohen fotografi të cilat e mbështesin raportin e ekspertëve të pavarur dhe do të sqarohet konkluzioni mbi shkaqet e vdekjes së aktvistit të Lëvizjës “Vetëvendsoje”. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë