Loading…

Gashi: Nëse Kurti e bën Asociacionin, kam me e gjuajt me gazlotsjellës në shtëpinë e tij

  • 20/03/2023 | 23:06

Gashi: Nëse Kurti e bën Asociacionin, kam me e gjuajt me gazlotsjellës në shtëpinë e tij

Analisti Shkëlzen Gashi ka thënë se nëse në dokumentin final që do të krijohet për të përcaktuar nivelin e vet-menaxhimit tek serbët, ka elemente të Asociacionit, të marrëveshjeve të vitit 2013 dhe 2015, atëherë ai do të gjuajë Kurtin me gazlotsjellës në shtëpinë e tij në lagjen Taslixhe të Prishtinës.


“Na këtu jemi të gjithë që dijmë me lexu e me shkru. Nëse del që Kurti fut në dokumentin final, kompetenca për serbët që janë të njëjta me marrëveshjen e vitit 2013 dhe 2015, atëherë unë do të bëj diçka.

Unë nuk do të mjaftohem me kritika në studio e as në shkrime. As me protesta besa”, tha ai në T7.

“Por do të bëjë atë që e ka thënë ai vet. Nëse e formoj Asociacionin ka thënë mund të gjuani gaz në qeveri. Por jo, unë do të shkojë edhe në shtëpinë e tij në Taslixhe që të gjuaj gaz”, shtoi Gashi.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë