Loading…

Gashi në pritje të vendimit pas kërkesës për lirimin e aktivistëve të VV-së

  • 22/02/2018 | 12:15

Gashi në pritje të vendimit pas kërkesës për lirimin e aktivistëve të VV-së

Avokati i aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Tomë Gashi ka treguar në konferencë për media se ka kërkuar që të lirohen nga paraburgimi aktivistët e VV-së, të dënuar për sulm ndaj Kuvendit të Kosovës.


Gashi ka thënë ka kërkuar që aktivistët të lirohen nga paraburgimi për shkak se siç ka thënë ai është kjo masë është e panevojshëm. Gashi ka shtuar se gjatë seancës u është thënë se lidhur me këtë kërkesë do të vendosët më vonë dhe se do të njoftohen me shkrim.

“Unë propozova që të ndalohet paraburgimi i tyre ndërsa në seancë u tha se do të njoftohen pastaj për këtë çështje, deri atëherë do të presim”, ka thënë Gashi.

Më tej ai ka thënë se dënimi nga shkalla e parë ka qenë për shkak të vdekjes së Astrit Deharit në burg.

“Dënimi i shkallës së parë ka qenë për shkak të vdekjes së Astrit Deharit. Të gjitha dëshmitë që janë përdorur kundër aktivistëve nuk kanë qenë të vërteta, e vërteta ka qenë vetëm se është sulmuar kuvendi, por që kryerësit e kësaj vepre nuk kanë bërë asnjëherë”.

Aktivistët e dënuar të Vetëvendosjes arrijnë në Gjykatë

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë