Loading…

Gashi: Lipjani shembulli i ndaljes të së keqes me vullnetin e qytetareve (Foto)

  • 04/06/2017 | 11:08

Gashi: Lipjani shembulli i ndaljes të së keqes me vullnetin e qytetareve (Foto)

“Këtë praktikë do ta ndjek Kosova me 11 qershor. Lipjani është shembulli i ndaljes të së keqes dhe ky model do të ndiqet gjithandej Kosovës pas 11 qershorit kur vendi do të qeveriset nga LDK”, ka thënë deputeti Arben Gashi, në tubimin elektoral të LDK-së në Gllogovc të Lipjanit.


Deputeti Arben Gashi ka rikujtuar qytetarët se oferta më e mirë në këto zgjedhje mbetet ajo e LDK-së e cila garanton zhvillim ekonomik, mirëqenie e punësim.

“Me LDK-në në Qeveri do të ndalet e keqja që i është bërë vendit ndër vite dhe do të i hapet rruga zhvillimit dhe perspektivave të reja”.

Arben Gashi, që në këto zgjedhje garon për deputet të Kuvendit të Kosovës me nr.61, është zotuar se do të mbëtët i përkushtuar për sundim të ligjit, për çka sipas tij më së shumti ka nevojë Kosova.

Gashi ka garantuar para elektoratit të LDK-së në Gllogovc të Lipjanit se do të angazhohet fuqishëm për një arsim cilësor, mirëqenie dhe hapje të perspektivave të reja për qytetarët. I bindur në fitoren e LDK-së, Arben Gashi tha se vota për LDK-në është votë për zhvillimin e vendit ashtu siç e duam të gjithë

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë