Dardan Gashi, njohës i rrethanave politike në vend ka thënë për Gazeta Metro se fare lehtë Qeveria mund të formohet nga ata që i kanë siguruar 61 deputetë.
Gashi ka marrë shembull edhe deklaratën e ambasadorit amerikan në Kosovë, Greg Delawie, lidhur me mundësitë për krijimin e qeverisë së dalë nga zgjedhje e parakohshme të 11 qershorit.
“Formula për krijimin e koalicionit qeverisës, është ashtu siç tha ambasadori amerikan në Prishtinë, i cili tha se ata që i sigurojnë 61 deputetë, do ta formojnë qeverinë”, ka thënë analisti Dardan Gashi.
Ai më tej ka shtuar se kjo mund të ndodhë lehtë dhe pa paragjykime.
Kujtojmë që kandidati për kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj, dhe ai nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, kanë përvetësuar që të dy të drejtën për t’u mandatuar nga Presidenti Hashim Thaçi për krijimin e qeverisë së re të vendit. /gazetametro.net