Arben Gashi i LDK’së e ka thënë se është joserioze që çështja e ARKEP-it dhe AKP-së të vije me urgjencë në Kuvend, shkruan Gazeta Metro.
Gashi ka thënë se kjo kërkesë për të fut në rend dite çështje që nuk ju kanë shpërnda deputetëve, është e paarsyeshme dhe si grup parlamentar nuk i përkrahim idetë e tilla.
“Në seancë po na vijnë çështjet me urgjencë, pa i shqyrtuar në grupe parlamentare. Nuk ka arsye të jashtëzakonshme që ne në mënyrë të jashtëzakonshme të merremi me çështjen e ARKEP dhe AKP-së”, ka thënë Gashi./gazetametro.net