Loading…

Gashi jep detaje për rastin e Frashër Krasniqit, tregon masën e caktuar nga Prokurori

  • 30/09/2017 | 17:03

Gashi jep detaje për rastin e Frashër Krasniqit, tregon masën e caktuar nga Prokurori

Tomë Gashi, avokati i deputetit të Vetëvendosjes, Frashër Krasniqi, ka bërë të ditur që klienti i tij është marrë në pyetje në orët e vona të mbrëmjes së djeshme nga polici, ndërsa rreth mesnatës Prokurori i ka caktur atij masën e paraburgimit prej 48 orësh për rrahjen e deputetit të Nismës, Milaim Zekës.


“Incideti eshte shkaktuar gjat debatit televiziv ne Klan Kosova. Frasher Krasniqi ka deklaruar se aj ka qene rende i fyer nga Milaim Zeka dhe ka reaguar ne afekt. Diku nga Mesnata mreme Prokurori i ka caktuar masen e ndalimit per 48 ore zotit Krasniqi. Aj pritet te dal para gjykatesit ne Gjykaten themelore ne Prishtine brenda ketij afati kohore. Besoi se nuk ka qen fare e nevojshme masa e arrestit ndaj Deputetit Krasniqi pasi qe gjdo gje ka qene live ne Televizion dhe cdo gje eshte leht e vertetueshme se cka ka ndodhur, sido te jet jemi ne pritje te seances ne gjykate ku do te vendoset per kete qeshtje se a do te lirohet Deputeti Krasniqi”, ka shkruar Tomë Gashi.

“Une besoi se asnji arsye ligjore per ndalimin e tij nuk ekziston dhe rasti do te duhej te procedohet ne gjyate ne procedur te rregullt. Kemi te bejme me lendime te lehta dhe arresitimi eshte mas teper e ashper per kesi rastesh. Por …”, ka shkruar avokati i deputetit Krasniqi.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë