Sulmuesi uellsian, Gareth Bale, së fundmi u largua nga Real Madrid pas një aventure shumë vjeçare. Por, siç duket ai tani ka gjetur një klub të ri shumë larg Europës, i cili është klubi amerikan, Los Angeles, transmeton Gazeta Metro.
Gareth Bale do të transferohet në Los Angeles si një transferim i lirë dhe do të largohet nga futbolli europian pas shumë vitesh, për të provuar një përvojë të re në Amerikë.
Këtë e ka konfirmuar përmes një postimi në Twitter gazetari, Tom Bogert, i cili thotë se sipas burimeve të tij Bale është afër të finalizoj marrëveshjen me skuadrën amerikane.
BREAKING: LAFC are finalizing a deal to sign superstar Gareth Bale, per sources.
Bale is a free agent as his contract with Real Madrid expires this summer. The 32-year-old won 5 Champions Leagues, 3 La Ligas & more in Spain. Deal will NOT require DP spot. https://t.co/pegsSTYV6x pic.twitter.com/oUSXQE9ias
— Tom Bogert (@tombogert) June 25, 2022
Uellsiani ka eksperiencë të madhe në futbollin europian, derisa me Real Madrid kishte fituar pesë herë Ligën e Kampionëve, katër herë Kupën e Botës për klube, tre herë La Ligën dhe tre herë Kupën e Spanjës. /gazetametro.net