Loading…

Gara për vendin e parë në Itali, këto janë formacionet e mundshme të Napolit dhe Interit

  • 12/02/2022 | 15:51

Gara për vendin e parë në Itali, këto janë formacionet e mundshme të Napolit dhe Interit

Sot me fillim nga ora 18:00 do të zhvillohet derbi në Serie A në stadiumin ‘Diego Armando Maradona’ mes Napolit dhe Interit, ndeshje kjo e vlefshme për xhiron e 25’të, transmeton Gazeta Metro.


Në xhiron e fundit të zhvilluar, Napoli shënoi fitore solide me rezultat 2:0 kundër Venezias, kurse Interi pësoi humbje me rezultat 2:1 nga rivali i përbetuar Milani.

Momentalisht, të dy skuadrat i ndajnë vetëm një pikë në tabelë, ku Interi vazhdon të jetë lider me 53 pikë, krahas kundërshtarit të sotëm Napolit, që zë vendin e dytë në tabelë me gjithsej 52 pikë.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Napolin nuk do të paraqiten Lozano dhe Tuanzebe, kurse te Interi do të mungojnë Bastoni, Correa, Gosens dhe Vecino.

Formacionet e mundshme të dy skuadrave i gjeni më poshtë.

Napoli (4-2-3-1): Ospina; Di Lorenzo, Rrahmani, Koulibaly, Rui; Lobotka, Ruiz; Insigne, Zielinski, Politiano; Osimhen

Inter (3-5-2): Skriniar, De Vrij, D’Ambrosio; Darmian, Barella, Brozovic, Calhanoglu, Perisic; Martinez, Dzeko. /gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë