Loading…

Musliu: Vjosa Osmani u bë femra më e votuar në Kuvend duke e sharë Thaçin, kolegët e saj vetëm po e emitojnë

  • 31/10/2018 | 20:02

Musliu: Vjosa Osmani u bë femra më e votuar në Kuvend duke e sharë Thaçin, kolegët e saj vetëm po e emitojnë

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK’së, Ganimete Musliu, ka reaguar ndaj deputetëve të LDK’së të cilët në seancën e Kuvendit adresuan një sërë akuzash ndaj Presidentit Hashim Thaçi.


Musliu i ka konsideruar këto akuza si të pabaza, duke thënë se janë vet ata që i siguruan pozitën e presidentit, duke e votuar, shkruan gazetametro.net.

Ndërkaq ka shtuar se deputetja Vjosa Osmani është ajo e cila ka përfituar duke e sharë presidentin Thaçi, derisa kolegët e partisë së saj vetëm e kanë emituar atë.

‘Vjosa Osmani ka dal të jetë femra më e votuar brenda Kuvendit të Kosovës duke e sharë presidentin Thaçi, derisa kolegët e saj po dalin keq duke e emituar pasi që janë ata që kanë shkarravitur këtu duke ia mundësuar Thaçit të bëhet President’, ka thënë Musliu, gjatë seancës së jashtëzakonshme për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Tutje, në formë ironie Musliu duke aluduar tek deputetët e LDK-së, tha se “kurrë në jetë nuk kam dëgjuar që nxënësitë e mirë e shajnë profesorin, gjithmonë janë ata nxënësitë e dobët që e shajnë profesorin”.

Ndryshe, seanca për dialogun po vazhdon ende./gazetametro.net

https://www.facebook.com/gazetametro.net/videos/569538163486242/

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë