Loading…

Ganimete Musliu tregon pse abstenoi sot për ta rrëzuar Qeverinë

  • 10/05/2017 | 16:55

Ganimete Musliu tregon pse abstenoi sot për ta rrëzuar Qeverinë

Me 78 vota për, 34 kundër dhe 3 abstenime Kuvendi i Kosovës ka votuar për mocionit për rrëzmin e Qeverisë. Ganimete Musliu e PDK-së, e cila ka abstenuar ka treguar arsyeje e votës së saj, duke ditur se 99 për qind e GP të PDK-së ka votuar për.


“Keq andej keq këndej, mirë andej mirë këndej”. Kështu e nisi fjalimin e saj në seancën e Kuvendit të Kosovës, deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu. Por, nuk votoi kundër rrëzimit të Qeverisë. Ajo abstenoi.

Deputetja e PDK-së ka treguar për lajmi.net arsyeje pse dha votë abstenuese për mocionin.

“Arsye e vetme është se kam thënë para dy tri jave në një televizion se nëse votoj për shpërbërje të Kuvendit si pasoje e mosmarrjes së vendimeve te mëdha, unë nuk dal më të kërkoj vote nga qytetarët. Thjeshte princip i mbajtjes se fjalës dhe llogaridhënies”, ka thënë shkurt Musliu.

Ndryshe, sot Kuvendi i Kosovës ka votuar për mocionin e rrëzimit të Qeverisë së Kosovës dhe pos Musliut kanë abstenuar edhe deputeti i pavarur, Blerim Shala, dhe Qerim Bajrami nga Grupi 6+

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë