Loading…

Ganimete Musliu feston me shqiponjë futjen në listë (Video)

  • 20/05/2017 | 12:59

Ganimete Musliu feston me shqiponjë futjen në listë (Video)

Ganimete Musliu e Nait Hasani janë futur dje në listën për deputetë të PDK’së, dhe kjo duket të ketë ndikuar në disponimin pozitiv të tyre, teksa dilnin nga zyrat e partisë.


Dje ishte dita e Listave. Partitë politike që garojnë në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 11 qershorit, gjatë gjithë ditës së djeshme janë marrë me përpilimin e listave të kandidatëve për deputetë. Kishte nervozë, pakënaqësi, kalkulime, frikë për mbetje jashtë, e edhe kompromise.

Partia Demokratike e Kosovës, që ka 55 vende në listën për deputetë të përbashkët me AAK’në dhe NISMA’n, listën në KQZ, sikurse edhe shumica e partive tjera e ka dërguar në momentet e fundit para mbylljes së afatit.

Shumë nga figurat kyçe të kësaj partie kanë mbetur jashtë listës, disa me siç kanë thënë, me vetëdëshirë, e disa me imponim, siç është rasti i Adem Grabovcit.

Por, dy nga deputetët më të zëshëm e herë-herë edhe reblelë të partisë që drejtohet nga Kadri Veseli, Ganimete Musliu dhe Nait Hasani, janë bërë sërish pjesë e listës për deputetë.

Ata, dje janë parë në disponim teksa dilnin nga zyrat e partisë. Siç edhe e ka për qejf ta bëjë shpesh, këtë moment Musliu dhe e ka festuar para gazetarve bashkë me Hasanin duke e bërë simbolin e shqiponjës. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë