Zyrtarët e Komisionit për Punë të Brendhsme, Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK’së, janë bërë zyrtarët e parë të Kosovës që kanë vizituar Policinë në komunën veriore të Zubin Potokut.
Ndërkaq, udhëheqësja e këtij takimi, nënkryetarja e Komisionit, Ganimete Musliu u bë deputetja e parë që ka vizituar Policinë e Zubin Potokut, shkruan gazetametro.net.
Kjo vizitë u bë me qëllim të njohjes të kushteve të punës së zyrtarëve policor. Zyrtarët u pritën nga Komandanti i këtij Stacioni, Zvezdan Milojevic.
Ndërkohë, komandanti i Stacionit në Zubin Potok, ka potencuar nevojën për përmirësimin e kushteve të punës dhe avancimin e mjeteve për të kryer punën e tyre./gazetametro.net