Loading…

Gangsteri shqiptari që u bë milioner me drogë në Britani, është arrestuar

  • 17/12/2019 | 22:52

Gangsteri shqiptari që u bë milioner me drogë në Britani, është arrestuar

Fatos Meta, një trafikant droge që bri milionat në mënyrë të jashtëligjshme, është arrestuar nga policia në Britaninë e Madhe, shkruan Gazeta Metro.


Udhëheqësi i një bande kanabisi në shkallë të gjerë është urdhëruar të paguajë më pak se një të dhjetën e 1.7 milion paund që ai bëri nga shitja e drogës.

Fatos Meta e përdori biznesin e tij të ndërtimit si një fasadë për një organizatë të krimit të organizuar që transportoi dy të tretat e një ton kanabisi në Devon, Cornwall dhe Somerset. Ai rekrutoi punonjës nga biznesi i tij dhe të tjerë, mes tyre dhe një student, për të transferuar drogën në Devon, në tre pika të shpërndarjes.  Siç shkruajnë mediat britanike, Meta me origjinë shqiptare bëri më shumë se 1,7 milion nga biznesi, por pas një hetimi dy vjeçar në bazë të Ligjit të të Ardhurave të Krimit arriti të gjurmonte asete me vlerë 148,237 paund.

Meta do të detyrohet të shesë një shtëpi që zotëron në Wolverhampton dhe aksionet që ai zotëronte në kompanin e tij të ndërtimit për të paguar urdhrin e konfiskimit.

Bashkëshortja, e cila jeton në Shqipëri së bashku me fëmijët, pretendoi se ajo zotëronte gjysmën e pasurisë, por një  pretendim i tillë u refuzua nga gjyqtari Timothy Rose në gjykatën e Exeter.  47-vjeçari duhet të kthejë paratë në tre muaj ose të vuajë 15 muaj më shumë në burg se dënimi me 5 vite. Meta pranoi tre akuza në lidhje me furnizimin e kanabisit./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë