Ushtarët kurdë të Forcave Demokratike të Sirisë që po luftonin kundër luftëtarëve të grupit terrorist ISIS për të rikthyer kontrollin e burgut al-Sina në qytetin Hasaka në Siri kanë njoftuar se kanë rimarrë kontrollin e gjithë kompleksit, transmeton Gazeta Metro.
Një zëdhënës i tyre ka shkrua në rrjetin social Twitter se gjashtë ditë beteje përfunduan me kontrollin e burgut në qytetin sirian Hasaka.
The final dance of the venom snakes in al-Sina’a prison- Game Over Daesh pic.twitter.com/D6DYlfUnsO
— Farhad Shami (@farhad_shami) January 26, 2022
Rreth 30 ushtarë kurdë dhe qindra terroristë të ISIS, si sulmuesit poashtu edhe të burgosurit që ju bashkuan janë vrarë. Të enjten e kaluar qindra luftëtarë të grupit terrorist sulmuan burgun dhe morën kontrollin e një pjese të tij.
Rreth 700 djem ishin mbajtur si mburoja njerëzore nga terroristët e ISIS gjatë betejës në burgun e Hasaka.
Sulmi ishte njëri prej disa operacioneve ushtarake të ‘Shtetit Islamik’ që tregon se grupi terrorist, që ka përjetuar disfatë territoriale tre vite më parë në Siri, mbetet kërcënim potencial.
Nuk kishte njoftime të menjëhershme për viktima të të mërkurës.
Ditëve të fundit luftimet ishin përqendurar në ndërtesën e kompleksit ku mbaheshin peng 700 djemtë. Zëdhënësi i forcave kurde Farhad Shami kishte shkruar se rreth 500 terroristë të ISIS po mbanin djemtë dhe disa prej punëtorëve të burgut peng.
Forcat kurde që u mbështetën nga trupa amerikane në tokë dhe nga ajri, kishin rrethuar ndërtesën për disa ditë, duke ndaluar hyrjen e ushqimit dhe ujit.
Të mërkurën ushtarët kurdë postuan pamje të shumë burrave që në dukeshin si të burgosur të radhitur në oborrin e burgut pas dorëzimit./gazetametro.net
In thorough raids targeted dormitories where the terrorists were barricaded, our forces forced other batches of Daesh terrorists mutineers and attackers to surrender themselves, half an hour ago, in al-Sina’a prison. pic.twitter.com/SVTQJcSV54
— Farhad Shami (@farhad_shami) January 26, 2022