Loading…

Galaxy S8 Plus do të vijë në dy versione

  • 30/12/2016 | 16:17

Galaxy S8 Plus do të vijë në dy versione
Raportohet se Samsung është duke përgatitur dy versione të telefonit të saj të ardhshëm e të shumëpritur, Galaxy S8, transmeton Gazeta Metro.

Njëri do të quhet Galaxy S8 dhe do të vijë me ekran 5-inç, ngjashëm sikurse paraardhësi i tij – Galaxy S7. Ndërsa tjetri, ashtu siç është raportuar më parë, do të vijë me ekran 6-inç AMOLED.

Gjithashtu, raportohet se Galaxy S8 Plus do të prezantohet së bashku me Galaxy S8. Më parë, po ashtu, është thënë se këta dy telefona do të kenë ekrane të lakuara, raporton GSM Arena.

S8 Plus, po ashtu, thuhet se nuk do të ketë lapsin Stylus, edhe pse Samsung ka menduar për këtë mundësi.

Galaxy S8 dhe S8 Plus do të zbulohen në një ngjarje në New York në prill të vitit të ardhshëm, ku që të dy këta telefona pritet të vijnë me asistentin e mençur AI të Samsungut.

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë