Skuadra e Galatasaray është ‘rikthyer në lojë’ për sulmuesin kosovar, Vedat Muriqi. Siç raportohet nga mediumet italiane klubi turk ka dërguar ofertë të re në drejtim të Lazios, e cila thuhet se është rreth tetë milionë euro, transmeton Gazeta Metro.
Galatasaray e ka vendosur objektivi kryesor në këtë merkato do të jetë gjiganti i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi. Ata dëshirojnë t’i largojnë nga skuadra tre sulmuesit Mbaye Diagne, Bafetimbi Gomis dhe Mostafa Mohamed për të transferuar Muriqin.
Sipas mediumit italian, Calciomercato, skuadra e drejtuar nga Okan Buruk i ka ofruar Lazios tetë milionë euro plus bonuse, por Lazio vazhdon të kërkojë dhjetë milionë euro. Me negociatat të cilat vazhdojnë ende mes drejtorëve sportivë të dy klubeve.
Në Turqi besojnë për një transferim të mundshëm të ish-sulmuesit të Fenerbahces, i cili është raportuar se po kërkohet edhe nga skuadra e Championship, Hull City. Për këtë të fundit ishte folur edhe për një marrëveshje të arritur, megjithatë ende nuk është asgjë konkrete.
28-vjeçari kosovar u transferua nga Fenerbahce te Lazio për 20 milionë euro në vitin 2020, por nuk arriti të tregoi performanca të mira në Serie A dhe pastaj u huazua te skuadra spanjolle e Mallorcas.
Në Mallorca ai kishte rol krucial, pasi që me golat dhe asistimet e tij i siguroi mbijetesën në La Liga. Reprezentuesi i Kosovës në 15 ndeshje në elitën e futbollit spanjoll kishte shënuar katër gola dhe dhuroi tre asistime. /gazetametro.net