61-vjeçari që u njoftua i vdekur nga Ministria e Shëndetësisë, është në vdekje klinike dhe ende nuk ka ndërruar jetë. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë se Shqipërisë mjekët po punojnë që ta rikthejnë me shenja jetësore, pas vdekjes klinike.
“Pacienti 61-vjeçar i raportuar nga spitali infektiv ka pësuar vdekje klinike, mjekët përpjekje të jashtëzakonshme për ta kthyer në jetë! Por gjendja mbetet tepër e rëndë!“, njofton ministria e Shëndetësisë.
Ministria e Shëndetësisë më herët deklaroi vdekjen e pacientit nga Tirana, por duket se 61-vjeçari ishte në gjendje të rëndë dhe nuk kishte ndërruar jetë.