Loading…

Gabimi që bëni kur mbani ilaçet në frigorifer

  • 27/03/2023 | 18:28

Gabimi që bëni kur mbani ilaçet në frigorifer

Besojmë se nuk ka familje shqiptare që nuk ka ilaçe në shtëpi e disa prej tyre mos t’i kemi në frigorifer me idenë se po i ruajmë siç duhet.


Në çdo rast, të gjithë duhet të dinë rregullat kryesore për ruajtjen e tyre, pasi shpesh gabojmë me sukses.

Disa medikamente duhet të ruhen në temperatura të ulëta dhe frigoriferi është vendi më i mirë për këtë. Megjithatë, dyert nuk janë alternativa më e mirë.

Temperatura e dyerve është disa gradë më e lartë dhe luhatet sepse ato hapen aq shpesh. Pra, është më mirë nëse krijoni një vend të veçantë për medikamentet tuaja, tek raftet e brendshme të frigoriferit.

Me qëllim të mbrojtjes së medikamenteve nga luhatjet e temperaturës dhe lagështia ato duhen mbajtur në një enë të mbyllur. Por mos i vendosni shumë pranë pjesës së prapme të frigoriferit sepse medikamentet e lëngëta mund të ngrijnë, gjë që mund të jetë e dëmshme.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë