Burrit nepalez 47 vjeç iu desh ndërhyrja kirurgjike pas dhimbjeve ekstreme pasi kishte futur në rektum një gotë në kërkim të vetëkënaqësisë. Ai kishte duruar dhimbjet 3 ditë për shkak të turpit e më pas kishte shkuar tek mjeku, transmeton Gazeta Metro.
Fillimisht personi kishte thënë se kjo kishte ndodhur aksidentalisht pastaj e kishte pranuar se kishte futur gotën vetes sa ishte i dehur për t’u kënaqur seksualisht, sipas Journal of Nepal Medical Centre.
Burri nuk kishte plagë në zorrën e trashë por ishte në dhimbje të mëdha. Ai kishte treguar se kishte tentuar të hiqte gotën por s’ia kishte dalë.
Pas një fotografimi mjekët provuan të heqin gotën por nuk ja dolën pasi ajo ishte kthyer përmbys. Mjekët u desh të kryejnë laparotomi, ndërhyrje kirurgjike ku hapet abdomeni në përpjekje për ta lëvizur në zorra gotën dhe nxjerrë nga anus .
‘Në fund ishte dashur ndërhyrje kirurgjike me prerje në zorrë nga ku ishte ekstraktuar direkt gota.
Personi ishte trajtuar për 7 ditë në spital pas ndërhyrjes kirurgjike. Pas dy muajsh që ishte lëshuar në një kontroll ai ishte vlerësuar në gjendje të mirë./gazetametro.net