Loading…

Fyerja ndaj Presidentit në Kodin e ri Penal s’është e dënueshme (Dokument)

  • 26/04/2017 | 18:10

Fyerja ndaj Presidentit në Kodin e ri Penal s’është e dënueshme (Dokument)

Mediat, e më pas edhe opinioni publik, sot kanë reaguar duke kundërshtuar draft propozimin për ndryshimin e Kodit Penal dhe të Procedurës Penale, për fyerjen dhe shpifjen. Aty thuhet se fyerja dhe shpifja ndaj Presidentit do të dënohet deri me 5 vjet burg, gjë që qëndron sa i përket shpifjes, por jo edhe fyerjes.


Gazeta Metro ka siguruar të plotë këtë draft, dhe në asnjërin nen nuk thuhet se fyerja ndaj Presidentit është e dënueshme. Dënim deri në 5 vjet burg ndaj Presidentit përmendet vetëm kur është fjala për shpifjen.

Fyrja në këtë draft propozim, është e dënueshme vetëm kur bëhet fjalë për flamurin e shtetit, stemën apo edhe himnin.

Shpifja, edhe më parë në Kosovë ka qenë e dënueshme me burg, por ajo tani dënohet vetëm me gjobë në të holla.

Ministria e Drejtësisë, ka reaguar pas këtij reagimi të mediave dhe opinionit publik, ku ka sqaruar se ky version i cili edhe pse është marrë si model nga Gjermania, nuk është përfundimtar, dhe do të finalizohet, vetëm pas diskutimit me pjesëtarët e shoqërisë civile dhe mediave.

Gazeta Metro ka gjetur edhe modelin gjerman të Kodit Penal për shpifje dhe fyerje ndaj shtetit dhe simboleve shtetrore, të cilin mund ta gjeni KËTU.

Gazeta Metro, më poshtë sjellë të plotë edhe draft propozimin për ndryshimin e Kodit Penal dhe Procedurës Penale:

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë