Loading…

Futet në karantinë familja e gruas që u konfirmua me koronavirus në Drenas

  • 19/04/2020 | 15:55

Futet në karantinë familja e gruas që u konfirmua me koronavirus në Drenas

Pas shfaqjes së rastit të parë me koronavirus në komunën e Drenasit, kryetari i kësaj komune, Ramiz Lladrovci, sot ka thirrur në takim Shtabin Emergjent dhe Qendrën Operative Emergjente. Aty është  vendosur që familja e personit të prekur me koronavirus nga kjo komunë, të futet në karantinë.


Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media nga Komuna e Drenasit.

“Në këtë mbledhje është marr vendim që shtëpia e familjes në Zabel të Ulët të futet në karantinë sipas udhëzimeve edhe të Institutit Kombëtarë të Shëndetësisë Publike. E infektuara vuan edhe nga sëmundjet tjera përcjellëse dhe familja e saj nuk ka pasur kontakte me të tjerët, për shkak të frikës se e njëjta mund të infektohet me virusin”, thuhet në njoftim.

Tutje bëhet e ditur se Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare i ka marrë të gjitha masat e nevojshme për familjen e izoluar dhe në bashkëpunim edhe me IKPSH-në janë duke bërë identifikimin e personave kontakt me të infektuarën me COVID-19.

“Kryetari i Komunës në Drenas, Ramiz Lladrovci edhe një herë ju bënë apel të gjithë qytetarëve të komunës që të jenë të kujdesshëm, t’i përmbahen masave mbrojtëse dhe rekomandimeve të IKPSH-së, të qëndrojnë në shtëpitë e tyre dhe të evitojnë daljet pa nevojë”, theksohet në njoftimi.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë