Loading…

Futbolli kosovar në zi: Futbollisti nga Vushtrria humb jetën në një vetaksident tragjik

  • 07/06/2026 | 09:13

Futbolli kosovar në zi: Futbollisti nga Vushtrria humb jetën në një vetaksident tragjik

Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmë pak pas mesnate në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, ku si pasojë ka humbur jetën futbollisti nga Vushtrria, Fatjon Bunjaku.


Lajmi është bërë i ditur fillimisht përmes një postimi në rrjetet sociale nga fshati Samadrexhë i komunës së Vushtrrisë.

“Ka ndërruar jetë tragjikisht Fatjon Fatmir Bunjaku. Të nderuar bashkëvendas, ju njoftojmë që mbrëmë në një aksident tragjik ka ndërruar jetë Fatjon Fatmir Bunjaku. Për ditën dhe orën e varrimit do t’ju njoftojmë me kohë”, thuhet në njoftim.
Bunjaku së fundmi ka qenë pjesë e klubit AF Elbasani, ndërsa më herët ka qenë edhe pjesë e përfaqësueses së Kosovës U-21

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë