Loading…

Fusnota përplas anëtarët e Kabinetit qeveritar

  • 08/12/2016 | 09:12

Fusnota përplas anëtarët e Kabinetit qeveritar

Miratimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për themelimin e Fondit të Ballkanit Perëndimor ka prodhuar të mërkurën në Qeveri një polemikë për fusnotën që e shoqëron denominimin e Kosovës.

Shkëndijë polemikës i ka dhënë zëvendësministri i Kulturës, Rexhep Hoti, shkruan sot Koha Ditore.

Tek e ka prezantuar Projektligjin, ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka thënë se Kosova është anëtare e barabartë në të gjitha nivelet në këtë Fond. Po kështu ka bërë të ditur se Fondi përkrah veçmas zhvillimin e bashkëpunimit kulturor mes vendeve të Vishegradit, që janë Polonia, Hungaria, Çekia dhe Sllovakia, dhe shteteve të Ballkanit Perëndimor, që e përbëjnë Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Bosnja e Hercegovina dhe Serbia.

Hoti ka kërkuar fjalën sapo e ka përfunduar Hoxhaj prezantimin. Nuk është interesuar të dijë më shumë rreth aspekteve kulturore të marrëveshjeve. Është ndalur te konstatimi i ministrit se Kosova është palë e barabartë në Fond.

“E pata vetëm një pyetje për ministrin. Ai tha që jemi të barabartë. Desha të di, a jemi të barabartë me fusnotë apo si Republikë”, ka qenë e gjithë fjala e zëvendësministrit, që ka prodhuar debatin e mëpastajmë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë