Loading…

Fushata e partive, nis ‘zyrtarisht’

  • 26/04/2017 | 08:58

Fushata e partive, nis ‘zyrtarisht’

Aktivitetet e shtuara të të gjitha partive politike nëpër qytetet e Kosovës, sipas analistëve kosovarë, po shihen si përgatitje për zgjedhje të parakohshme. Të gatshme për to janë shprehur të gjitha partitë në vend dhe për realizimin e tyre gatishmëri ka treguar edhe KQZ-ja.


Partitë politike në vend kanë filluar “zyrtarisht” fushatën për zgjedhjet e parakohshme. Edhe pse ende ka kundërthënie mes disa subjekteve që Kosova t’i nënshtrohet procesit zgjedhor në këtë kohë, rezultatet në terren flasin të kundërtën.

Tash e disa muaj partitë politike janë duke punuar intensivisht në shpalosjen e programit të tyre në çdo kënd të vendit.

Madje ato nuk ngurojnë as të japin premtime duke kërkuar kështu poste të larta karshi zotimeve që i bëjnë. E këto aktivitete njohësit e çështjeve politike vlerësojnë se janë përgatitje e hapur për zgjedhje të parakohshme. Madje, sipas tyre,  sinjalin e parë për zgjedhje e ka dhënë kreu i PDK-së, Kadri Veseli.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
mark[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë