Loading…

Furnizimi i Ukrainës me armë, Putini paralajmëron Francën dhe Gjermaninë

  • 28/05/2022 | 16:03

Furnizimi i Ukrainës me armë, Putini paralajmëron Francën dhe Gjermaninë

Gjatë një bisedë telefonike me presidentin francez Emmanuel Macron dhe kancelarin gjerman Olaf Scholz këtë mëngjes, Putin u tha dy liderëve se furnizimi i Ukrainës me armë ishte “i rrezikshëm”, duke paralajmëruar “për rreziqet e destabilizimit të mëtejshëm të situatës dhe përkeqësimit të krizës humanitare”.


Putin tha gjithashtu se ishte i gatshëm të kërkonte mënyra për të transportuar grurin e bllokuar në portet e Ukrainës gjatë fushatës ushtarake të Moskës.

“Rusia është e gatshme të ndihmojë në gjetjen e opsioneve për eksportin e grurit, duke përfshirë eksportin nga portet e Detit të Zi”, tha Kremlini.

“Rritja e furnizimit me plehra dhe produkte bujqësore ruse do të ndihmojë gjithashtu në uljen e tensioneve në tregun global të ushqimit, i cili, natyrisht, do të kërkojë heqjen e sanksioneve përkatëse”, shkruan BBC.

“Vëmendje e veçantë iu kushtua negociatave midis Ukrainës dhe Rusisë,”të cilat janë pezulluar për faj të Kievit”, tha Kremlini.

Vladimir Putin tha gjithashtu se ishte i gatshëm për rifillimin e dialogut mes dy vendeve.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë