Pas motit të butë pranveror që po mbretëron ditëve të fundit, me temperatura maksimale deri në 15C, gjatë fundjavës pritet përkeqësim i motit dhe ulje temperaturash, parashikon faqja Prishtina Weather.
“Një turbullirë nga Atlantiku me masa të ftohta ajrore gjatë ditës së sotme do të depërtojë mbi Itali, që mbi vendin tonë, gjatë mbrëmjes dhe të shtunën paradite do të sjellë reshje shiu, të cilat me uljen e temperaturave vende-vende do të shndërrohen edhe në borë”.
“Më pas, gjatë ditës, të shtunën, reshjet pritet të pushojnë por do të mbajë mot i ftohtë. Të dielen në mëngjes do të mbajë mot i ftohtë dhe me ngrica, ndërsa ditën do të mbajë mot më i butë dhe pjesërisht i vranët”.
Ndërsa në fillim të javës së ardhshme do të vazhdoj të mbajë mot i butë me vransira dhe intervale me diell.
Temperaturat të shtunën pritet të zbresin në të dy vlerat, maksimalet do të zbresin në 3C, e ato minimale deri në -3C.
Më pas nga pasdita e ditës së diel maksimalet do të rriten në 10C deri në 14C, në fillim të javës, e minimalet do të rriten në +1C deri në +4C.