Loading…

Fulham me një gol në ‘frymën e fundit’ merr tri pikë në udhëtim ndaj Manchester United

  • 24/02/2024 | 18:03

Fulham me një gol në ‘frymën e fundit’ merr tri pikë në udhëtim ndaj Manchester United

Manchester United ka pësuar humbje me rezultat 2-1 ndaj Fulhamit në kuadër të xhiros së 26-të në elitën e futbollit anglez.


Pjesa e parë u karakterizua me një lojë mjaft sulmuese nga dy ekipet, të cilat kishin disa raste të mira shënimi por nuk e gjetën rrugën e rrjetës.

Mysafirët kishin dy mundësi të mira me Alex Iwobin dhe Rodrigo Muniz por ata nuk ishin të saktë përballë Onanas, ndërsa vendasit në anën tjetër rrezikuan Alejandro Garnacho dhe Diogo Dalot, me këtë të fundit i cili goditi shtyllën.

45 minutëshi i dytë po ashtu nisi furishëm me të dy ekipet që vazhdonin të sulmonin njëra-tjetrën në kërkim të golit.

Ishin mysafirët ata që gjetën golin të parët, duke kaluar në avantazh me Calvin Bassey (65’) i cili shfrytëzoi një top të kthyer në zonë për të shënuar për 1-0.

Pas këtij goli të pësuar Manchester United mori ‘frenat’ e ndeshjes duke sulmuar me të gjitha forcat portën e Fulhamit.

Përpjekjet e njëpasnjëshme u shpërblyen me gol nga Harry Maguire (89’) i cili nga afërsia u tregua i saktë për të barazuar shifrat në 1-1.

Teksa dukej që ndeshja do përfundonte baras, në skenë doli Alex Iwobi (97’) i cili me goditjen e tij e la të shtangur Andre Onana për rezultatin 2-1.

Me këtë barazim United tani shkon në kuotën e 44 pikëve në renditjen tabelare, ndërsa xhiron e ardhshme do të luaj në udhëtim tek rivali i qytetit Manchester City./Telegrafi/

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë