Loading…

Ftohen Tahiri, Bahtiri, Rakiq e BE-ja për të sqaruar ndërtimin e murit në Mitrovicë

  • 08/12/2016 | 13:20

Ftohen Tahiri, Bahtiri, Rakiq e BE-ja për të sqaruar ndërtimin e murit në Mitrovicë

Shoqëria Civile në Mitrovicë ka bërë thirrje për ministren Edita Tahiri, kryetarit të Mitrovicës – Agim Bahtiri, kryetarit të Mitrovicës së Veriut – Goran Rakiq dhe përfaqësuesve të BE-së, që të hënën të shkojnë në Mitrovicë në një takim.

Thirrja ka për qëllim që t’i mbledhë në një vend këta aktorë për të sqaruar situatën me murin e ndërtuar menjëherë pasi të kalohet ura e Ibrit në anën e veriut, transmeton Koha.net.

Ata shprehen se muri ka krijuar konfuzitet, paqartësi e tensione te qytetarët e Mitrovicës.

Sipas tyre punimet e fundit rreth Urës së Ibrit, kanë krijuar konfuzitet, paqartësi dhe tensione tek qytetarët e Mitrovicës, duke ngjallë reagime të ndryshme dhe mosbesim sa i përket marrëveshjeve të arritura në Bruksel nga palët përfshirëse në dialog.

“Duke parë shqetësimet e qytetarëve të Mitrovicës, Shoqëria Civile i`u bënë THIRRJE PUBLIKE akterëve kryesorë të përfshirë në këtë proces, që të qartësojnë në mënyrë transparente: Planin për Rivitalizimin e Urës në Mitrovicë dhe ndërtimin e murit në Mitrovicën e veriut.”, thuhet kwtu, transmeton gazetametro.net

Shoqëria Civile në Mitrovicë iu bënë thirrje publike: Ministres për Dialog znj. Edita Tahiri,
Kryetarit të Komunës të Mitrovicës së jugut z. Agim Bahtiri, Kryetarit të Komunës të Mitrovicës së veriut z. Goran Rakiq, dhe  Përfaqësuesve nga Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë, që në një konferencë/diskutim të hapur, me datë: 12.12.2016 (e Hënë), në ora 11:00, në Sallën e Mbledhjeve në Qendrën e Kulturës “Rexhep Mitrovica” në Mitrovicë, për hir
të informimit dhe përfshirjes së qytetarëve, të mblidhemi bashkë dhe të diskutojmë hapur rreth temave të lartpërmendura të cilat ndikojnë direkt në situatën e përgjithshme në Mitrovicë./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë