Loading…

Ftesë publike për çmimet në muzikë

  • 25/01/2017 | 16:30

Ftesë publike për çmimet në muzikë

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit bënë ftesë publike për konkurrim për çmimet që i ndanë ajo në lëmin e muzikës.


Të gjithë ata që janë të interesuarit ftohen të propozojnë kandidatët për Çmimet për Muzikë, që u jepet krijuesit të dalluar.

Çmimi Kombëtar për Vepër Jetësore “Niketë Dardani”

Çmimet vjetore për muzikë – për veprën muzikore origjinale, të kompozuar gjatë vitit 2016

Çmimi për vepër vokale-instrumentale dhe muzikore skenike me kohëzgjatje së paku 30 minuta, jepet në njërën nga këto gjini: Operë, Oratorium, Kantatë, Balet, Forma të tjera vokale-instrumentale.

Çmimi për vepër orkestrale-simfonike dhe koncertante me kohëzgjatje jo më pak së paku 20 minuta, jepet në njërën nga këto gjini: Simfoni, Koncert, Forma të tjera orkestrale simfonike.

Çmimi për vepër kamerale ndahet në njërën nga këto gjini: Vepër për orkestër kamertal ose ansambël kamertal, Kuintet, Kuartet dhe Trio.

Çmimi për vepër korale jepet në njërën nga këto gjini; Vepër korale me ose pa shoqërim instrumental dhe Oktet.

Çmimi për vepër solistike dhe duo, jepet në njërën nga këto gjini: Vepër për instrument- zë, me ose pa shoqërim instrumenti, Vepër për dy instrumente apo zëra të njëjtë ose të ndryshëm.

Në raste të veçanta kur veprat nuk përmbushin kushtet e rregullores apo vlerësohet se nuk plotësojnë kriteret artistike-profesionale, juria nuk e jep çmimin për kategorinë përkatëse.

Procedurat e Konkurrimit: Konkurrimi për Çmimin Kombëtar për Vepër Jetësore “Niketë Dardani” për muzikë bëhet përmes propozimit nga këto institucione: Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës, Filarmonia – Opera dhe Baleti i Kosovës, Fakultet e Arteve të Universiteteve Publike dhe Private të Republikës së Kosovë, Asociacionet (Shoqatat) profesionale të krijuesve muzikorë.
Konkurrimi për vepra muzikore bëhet individualisht. Konkurrentët nuk mund të bëjnë më shumë se dy nominime për secilën kategori të çmimeve. Konkurrentët duhet të sjellin partiturën e veprës në tri kopje dhe jo domosdoshmërisht CD-në me incizimin “live” ose kompjuterik

Çmimet e veprave të vlerësuara sipas gjinive, jepen në të holla, të shoqëruara nga një certifikatë dhe nga një plaket. Informacionet më të hollësishme mund të gjenden ne Webfaqen e MKRS-se, tek rregullorja e çmimeve për muzikë.

Propozimi duhet të përmbajë: arsyetimin me shkrim, CV-në e të nominuarit, 3 ekzemplar të partiturës të veprës së nominuarit, si dhe materialet e tjera përcjellëse për të nominuarin, nëse janë relevante për çmimin përkatës. Propozuesit nuk mund të bëjnë më shumë se dy propozime.

Konkursi mbetet i hapur për propozime 30 ditë nga dita e shpalljes së tij. Propozimi me shkrim duhet të dërgohet në Arkivin e MKRS-së, për Departamentin e Kulturës, në Zyrën nr. 022 (Adresa: MKRS, 10.000 Prishtinë, Rruga “Nëna Terezë” nr. 35). Propozimet me dokumentacion jo të kompletuar nuk do të shqyrtohen. /gazetametro.net

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë