Loading…

FSK’ja s’bëhet FAK

  • 01/02/2017 | 08:03

FSK’ja s’bëhet FAK

Deklarata e sekretarit amerikan të Mbrojtjes, Mattis, për nevojën e krijimit të ushtrisë së Kosovës, nuk e ka vënë në lëvizje Qeverinë. Shndërrimi i Forcës së Sigurisë të Kosovës në Forcë të Armatosur vazhdon të jetë premtim i përvitshëm i qeveritarëve, por kanë munguar veprimet që ky zotim të përmbushet.

Burime të gazetës kanë thënë se ekzekutivi mund të zmbrapset nga synimi për t’ia ndryshuar nominimin kushtetues Forcës së Sigurisë të Kosovës në Forcë të Armatosur, për shkak të mungesës së votave të Listës Serbe.

Në Qeverinë e Kosovës nuk kanë treguar nëse përfundimisht kanë hequr dorë nga ndryshimet kushtetuese.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, James N. Mattis, deklaroi javën e kaluar se FSK-ja duhet të shndërrohet në ushtri. Në përgjigjet e tij për Senatin Amerikan para se të konfirmohej në këtë post, njeriu i dytë për nga rëndësia në Administratën e SHBA-së ka thënë se NATO-ja do të qëndrojë në Kosovë përderisa kjo e fundit të mos administrojë me kufijtë e vet.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë