Në Ministrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe në Forcën e Sigurisë së Kosovës, gjatë aksionit humanitar për dhurimin vullnetar të gjakut janë dhuruar 568 doza gjak për Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, në shërbim të qytetarëve të Kosovës.
Aksioni për dhurimin e gjakut u realizua në të gjitha njësitë dhe kazermat e FSK-së, njofton ministria e FSK-së përmes një njoftimi për media.
“Pjesëtarët e FSK-së, si zakonisht edhe kësaj here, treguan gatishmëri për t’iu dalë në ndihmë qytetarëve të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatë.