Loading…

FSK stërvitet bashkë me Ushtrinë Amerikane në Gjermani

  • 19/08/2019 | 16:41

FSK stërvitet bashkë me Ushtrinë Amerikane në Gjermani

Një kontingjent i Forcës së Sigurisë së Kosovës i përbërë nga 12 pjesëtarë që nga 9 gushti është duke marrë pjesë në ushtrimin fushor ,”Vendosmëria e Përbashkët XII’’(Combined Resolve XII), në bazën e Ushtrisë Amerikane në Europë ( USAREUR) që gjendët në Republikën Federale të Gjermanisë, transmeton Gazeta Metro.


Ekipi i  FSK’së në këtë ushtrim është duke mbështetur Brigadën e Parë të Blinduar Luftarake të Divizionit të Këmbësorisë, në fushën e  komunikimit, të personelit, të operacioneve si dhe  në fushën e vëzhgimit dhe kontrollimit të zhvillimit të stërvitjes.

Gjatë këtyre ditëve të ushtrimit, janë zhvilluar aktivitete të vazhdueshme në ngritjen dhe zhvendosjen e ritransmetuesve, sipas nevojave në mbështetje të operacioneve taktike të Batalionit të Parë Xhenier si dhe bashkëpunimit me Kompaninë e Komunikimit “Charlie’’.

Stërvitja “Combined Resolved  XII”, është ushtrim shumëkombësh i operacioneve të përbashkëta tokësore, i drejtuar nga shtabi i Departamentit të Mbrojtjes së SHBA’ve. Qëllimi i këtij ushtrimi është stërvitja e forcave të caktuara  rajonale të Shteteve të Bashkuara  të nivelit të Brigadës, në mbështetje të objektivave të Komandës Evropiane të SHBA’ve për bashkëpunim dhe siguri, ndërtimin e gatishmërisë me aleatët dhe partnerët e NATO’s./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë