Loading…

FSK nisë përgatitjet për tu bëre ushtri, shpallë pesë tenderë

  • 10/03/2017 | 18:15

FSK nisë përgatitjet për tu bëre ushtri, shpallë pesë tenderë

Pak ditë pas marrjes së lajmit se Presidenti Thaçi ka marrë nismën për themelimin e FSK’së në ushtri, kanë filluar edhe punët fillestare nga kjo e fundit që t’i plotësojë kushtet për ndërrimin e misionit të saj.


Janë pesë tenderë të shpallur nga Ministria e Forcës se Sigurisë së Kosovës që janë bërë publik në Komisionin Rregullativ me datë 7 mars, dy ditë pasi që Thaçi për publike nismën e tij për themelimin e ushtrisë, shkruan Gazeta Express.

I gjithë investimi do të fillojë me “Rikonstruimin dhe asfaltimin e rrugëve ne kazermën e FSK-se ne Prishtinë”, projekt ky i cili parashihet të jetë dy vjeçar. Pas shpalljes së fituesit të tenderit punimet në këtë kazermë do të fillojnë më 5 maj. Ky projekt do t’i kushtojë MFSK’së, 12 mijë euro.

Projekti i dytë do të jetë, “Renovimi i objektit të policisë së Forcës në Kazermën e FSK-së Prishtinë”. Ky investim pritet të kushtojë 180 mijë euro. Punimet lidhur me këtë tender pritet të fillojnë më 14 prill të këtij viti.

Projekti i tretë do të jetë ndërtimi“Ndërtimi I kullës së repelimit për kërkim-shpëtim në Kazermën e FSK-së në Pomozotin”. Projekti pritet të kushtojë 40 mijë euro.

E udhëheqësit e Ministrisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës do të përkujdesen edhe për “Ndërtimin i poligonit për stërvitje taktike”, për kazermën e FSK-së në Ferizaj. Ky investim do t’i kushtojë MFSK’së 80 mijë euro.

FSK do ta bëjë ndërtimin edhe tëpoligonit të udhëheqësve në Kazermën e FSK’së në Ferizaj. Kjo do t’i kushtojë buxhetit të shtetit 190 mijë euro.

E i gjithë ky investim do t’i kushtojë MFSK’së afro 500 mijë euro./GazetaExpress/

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë