Ekipet e Kërkim-Shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, kanë arritur të nxjerrin nga rrënojat një fëmijë të moshë 2 vjeçare, shkruan Gazeta Metro.
Në komunikatën për media shtohet se, FSK është duke bërë përpjekje maksimale për të shpëtuar edhe nënën e saj që është ngujuar në rrënoja.
Tutje thuhet se ekipet e FSK’së në operacionet që janë duke realizuar kanë hasur në viktima, por që prioritet është shpëtimi i sa më shumë jetëve.
Komunikata e plotë:
Komunikatë për Media
Ekipi i FSK-së, ka arritur të nxjerr nga rrënojat një fëmijë të moshës 2 vjeçare
Ekipet e Kërkim-Shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës që nga mëngjesi janë duke operuar me kapacitete të plota në Hatay të Turqisë, në orët e mbrëmjes kanë arritur të nxjerrin një fëmijë të moshës dy vjeçare, dhe janë duke bërë përpjekjet maksimale për të shpëtuar edhe nënën e saj që është e ngujuar në rrënoja
Ekipet tona gjatë operacionit që janë duke realizuar kanë hasur në viktima në objektet e kollapsuara, por prioritet është duke ju dhënë atyre vendeve ku janë detektuar persona të gjallë, dhe të gjitha ekipet e shpëtimit nga mbarë bota kanë dhënë prioritet për të shpëtuar sa më shumë jetë. /gazetametro.net