Sekretari i përgjithshëm i MFSK-së, Shkëlzen Sylaj, falënderoi ASHI-në për trajnimin e pjesëtarëve të stafit civil të MFSK-së dhe pjesëtarëve të FSK-së, duke theksuar se trajnimi për menaxhimin e pasurisë është mjaft domethënës dhe i rëndësishëm për FSK-në.
Ndërsa në emër të ASHI-së, foli Kujtim Gashi, i cili vlerësoi lartë angazhimin dhe përkushtimin e pjesëtarëve të FSK-së, për t’u pajisur me njohuri të reja në këtë drejtim. Ai tha se “është ndjenjë e veçantë të përgatisë ekspertë të FSK-së, sepse pasuria më e madhe e vendit tonë është vet FSK-ja”.
Ndërkaq, koloneli Donahoe përgëzoi pjesëtarët e FSK-së për kryerjen me sukses të këtij trajnimi shumë të rëndësishëm, ndërsa drejtori i Drejtorisë së Operacioneve, gjenerali Zymer Halimi, i uroi pjesëtarët e FSK-së për suksesin e treguar gjatë trajnimit, njëherësh kërkoi nga ta që njohuritë e fituara t’i zbatojnë me sukses në njësitë e tyre.