Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, thotë se Forcat e Sigurisë së Kosovës tashmë janë të gatshme që t’u përgjigjen të gjitha sfidave të sigurisë në tërë territorin e Republikës së Kosovës.
Kjo pasi që siç e ka theksuar edhe kryetari i vendit, FSK-ja është forcë profesionale e standardeve të NATO-s.
Ai, këto komente i bëri pas takimit që ka zhvilluar sot me komandantin e FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama.
Përveç kësaj ai ka biseduar me Ramën edhe për të arriturat dhe për ngritjen e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës./gazetametro.net