Loading…

FSK dërgon në Veri tenda për stafin shëndetësor

  • 17/03/2020 | 18:39

FSK dërgon në Veri tenda për stafin shëndetësor

Komandanti i përgjithshëm i FSK’së, Rrahman Rama, ka folur për mobilizimin e ushtrisë së Kosovës në rast se kërkohet nevoja për tu përballur me koronavirusin.

Rama ka treguar se edhe në këtë fazë FSK është angazhuar t’u ofroj mbështetje institucioneve të Kosovës kur vendi ndodhet para një gjendje të jashtëzakonshme.

Rama ka thënë se FSK ka qenë edhe në veri për t’i mbështetur ekipet mjekësore në dy pikat kufitare.

“Në të njëjtën kohë edhe në pjesën veriore kemi dërguar dy kontejnerë. Qëllimi ka qenë që mjekëve t’u ofrojmë kushte për punë. I kemi dërguar në dy pikat kufitare në bashkëpunim me KFOR-in”, ka thënë Rama duke qartësuar se FSK i ka lënë pajiset në bazën e KFOR-it e më pas ata i kanë dërguar në vendet e destinuara.

“Në trendin që jemi, nuk ka nevojë për gjendje të jashtëzakonshme, por ne (si FSK) nuk kemi asnjë problem për t’u përballur edhe nëse kjo ndodhë”, ka thënë Rama për Frontal.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë