Loading…

Fshihet postimi në Twitter nga UEFA, pasi uruan ditën e enjte të gjithëve

  • 24/02/2022 | 10:59

Fshihet postimi në Twitter nga UEFA, pasi uruan ditën e enjte të gjithëve

UEFA ka surprizuar sot me një postim në Twitter duke sjellur edhe reagime të shumta duke uruar ditën e enjte të gjithëve duke aluduar në ndeshjet e Europa League, që do të luhen sonte, transmeton Gazeta Metro.


Përmes një postimi në faqen zyrtare të Europa League në Twitter, Shtëpia e futbollit europian e ka bërë një postim duk thënë:”Urime e enjtja të gjithëve” duke u bazuar në ndeshjet që do të zhvillohen sonte në garën e dytë më të rëndësishme për klube në Europë.

Pas këtij postimi kanë reaguar ashpër shumë persona duke e parë të pahijshme të urohet një ditë kur në Ukrainë kanë filluar sulmet nga Rusia.

Pas reagimeve të ashpra që morën nga komentuesit, institucioni më i lartë i futbollit europian u detyrua të fshinte postimin.

Sonte do të zhvillohen ndeshjet e kthimit të fazës së eliminimit direkt në Europa League. /gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë