“Dhuro gjak shpëto një jetë”, është motoja e aksionit humanitar që organizohet tash e nëntë vitë me radhë në fshatin Ratkoc të Komunës së Rahovecit.
Ky aksion për herë të parë ka filluar në shtëpi private në vitin 2008, kurse me rritjen e numrit të njerëzve që dhuronin gjak, është bërë zhvendosja në një hapësirë më të gjerë, përkatësisht në shkollën ‘4 Dëshmorët”, ku edhe u zhvilluar ky aksion për plot pesë vite.
Pastaj kalimi u bë në Qendrën e Mjekësisë Familjare të fshatit.
Organizimi u bë nga Këshilli i Fshatit Ratkoc, si dhe Diana Hoti.
Hoti tregoi për Gazetën Metro se si falenderim ndaj pjesëmarrësve qendra e transfuzionit të gjakut mundëson kryerjen e të gjitha analizave të gjakut falas.
“Këtë vit bëhen nëntë vite të vullnetit të njerëzve të mirë, të cilët i pergjigjen aksionit çdo herë e më shumë në numër. Edhe sot kemi një pjesëmarrje shumë të kënaqshme të dhuruesëve të gjakut në numër. Deri më tani i janë pergjigjur këtij aksioni mbi 100 persona”, shpejgon ajo, transmeton gazetametro.net.
Ndryshe, këtij aksioni i është bashkangjitur sot edhe Ministri i Financave, Avdullah Hoti, i cili është nga ky fshat i Rahovecit.
Ai ishte i pranishëm së bashku me Forumin Rinor të LDK-së së Rahovecit. /gazetametro.net.