Loading…

Fshati kosovar ka mbetur me vetëm 6 shtëpi: 72-vjeçari që banon aty befason me deklaratën

  • 10/11/2018 | 09:06

Fshati kosovar ka mbetur me vetëm 6 shtëpi: 72-vjeçari që banon aty befason me deklaratën

Vjeshta i kishte dhënë jetë shumëngjyrëshe këtij fshatit Luzhak.


Ndërsa qetësia e në këtë vend të krijonte zhurmë të mërzitshme, sepse nuk shihej ndonjë banor aty pari.

Të vetmin që mund ta gjesh çdoherë në natyrë, duke soditur vendlindjen e tij, është 72 vjeçari Rexhep Ramadani.

Ai ka thënë se zgjohet çdo ditë në orët e para të mëngjesit, për t’i shëtitur malet dhe ajrin e pastër, të fshatit Luzhak.

“Pjesën më të madhe të ditës e kaloj shatë ambienteve shtëpiake. Dikur e kemi punuar shumë tokën, në këtë vend është bërë buka shumë, por edhe gjërat bereqetet tjera janë bërë”, rrëfen banori i fshatit Rexhep Ramadani.

Fshati Luzhak, i cili ndodhet pak kilometra larg qyteti të Shtimes, ka mbet me vetëm gjashtë shtëpi. Ky fshat është ndër banimet e hershme të kësaj ane, ndonëse numri i banorëve përgjatë viteve është zvogëluar.

Ndërsa emërtimi i fshatit Luzhak, ka një gojëdhënë interesante. Thuhet se është themeluar nga një plakë, e cila quhej Lozhana, dhe ishte vendosur atje, për t’iu shmangur luftërave të kohës, raporton ”TV Dukagjini”.

“Kemi ardhur prej Topillës para 100 viteve. Këtu kemi gjetur gjithë të mirat me përjashtim të shkollës, që është pak larg. Tash na ka ardhur asfalti dhe po i dërgojmë me veturë. Nuk është vend i keq për të jetuar, por rini është duke u larguar nga fshati e unë nuk po e kuptoj pse po e bëjnë këtë”, tregon Ramadani.

Edhe ato pak shtëpi të mbetura, të ndërtuara nën strehën e njëra tjetrës, i mbajnë ende traditat dhe zakonet e vjetra.

Rexhep Ramadani, ka thënë se ajo që i mungon më së shumti është shoqërimi me të moshuarit, sepse në këtë vend, ai ka mbet më i vjetri.

“Kur po plaket njeriu nuk po ka çfarë të bëj, sepse jena mësuar me punue, e neve nuk po na le gjaku pa punuar”, tregon më tej Rexhep Ramadani

72 vjeçari Rexhep Ramadani ka thënë se jetesa në Luzhak, ka qenë gjithmonë e mirë, dhe ato pak fise që kanë qenë, kanë pasur harmoni mes vete.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë