Loading…

Frymë e mendimit shqip në Paris

  • 25/01/2017 | 17:52

Frymë e mendimit shqip në Paris

Ismjal Kadare ka mbledhur të gjithë adhuruesit e tij në Francë duke promovuar librin e tij të fundit dhe duke dhënë autografe, për lexuesit.


Në hapësirat e selisë së Fondacionit Aleanca Franceze në kryeqytetin francez, u mbajt takimi letrar me Kadarenë, dhe lexuesit  e shumtë që kishin ardhur për t’u takuar me të dhe të marrin librin “Mëngjeset në kafe Rostand”.

Në këtëtakim u pa një numër i madh i lexuesëve si francezë ashtu edh shqiptarë, të cilët e falenderuan Ismjal Kadarenë që kishte shkuar për t’i nderuar me prezncën e tij në Paris.

16142507_10212176475426744_842196232003833721_n

“Frymë e mendim shqip n’Paris.Sonte Parisi ishte më i hijeshuar. Ismail Kadare po prezentonte librin e tij te fundit “Matinées au Café Rostand” (mengjese ne kafe Rostand). Me dosta, dashamirë t’artit dhe t’letersise, e nderuam shqipen e fundit me dimensione boterore” ka shkruar Nezir Kraki, një lexues në një rrjet social për Kadarenë.

Për këtë libër Kadare patë thënë “Ideja për të shkruar diçka për kafe ‘Rostand’ më kishte ardhur aq natyrshëm, saqë s’e mbaja mend as kohën, as rrethanat. Ishte një ndjesi midis pendimit dhe mirënjohjes, e ngjashme me atë ndaj shoqes së jetës, që, duke qenë pranë teje në gjithçka, nuk e ke pasur, ose ty të duket se nuk e ke pasur, vëmendjen e duhur. Në këtë kafe kisha shkruar qindra faqe dhe po aq shënime për motive e sinopse, pa u kujtuar asnjëherë për atë vetë, kafenenë” /gazetametro.net

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë