Loading…

‘Frikë se është radha e tyre’ – Sponsori i terrorizmit Irani jep leje vasalëve Hezbollah për luftë me Izraelin

  • 29/02/2024 | 15:18

‘Frikë se është radha e tyre’ – Sponsori i terrorizmit Irani jep leje vasalëve Hezbollah për luftë me Izraelin

Regjimi teokratik i Iranit raportohet të ketë udhëzuar dhe dhënë leje grupin e tyre më të fuqishëm terrorist-organizatën terroriste Hezbollah me bazë në Liban – për të eskaluar sulmet e tyre ndaj Izraelit për të shpëtuar terroristët e Hamas në Rripin e Gazës pas parashikimit të gabuar se reagimi i Izraelit ndaj masakrës së 7 tetorit nuk do të ishte total dhe se radhën e kanë ata, transmeton Gazeta Metro.


Burime në nivele të larta iraniane dhe libaneze raportohet t’i kenë thënë Arabic Post këtë javë se Irani i ka dhënë leje terroristëve Hezbollah të nisin luftë në shkallë të gjerë ndaj Izraelit nëse Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) vazhdojnë me operacionin në qytetin Rafah në Gaza, me synim shkatërrimin e terroristëve palestinezë Hamas, transmetoi media izraelite The Jerusalem Post.

Irani ka dhënë këtë urdhër pasi beson se në momentin që IDF e përfundon eliminimin e terroristëve në Rafa, do të sulmojë pozicionet e Hezbollah në jug të Libanit. Ku edhe nuk do të duhej të ishin me marrëveshjen ndërkombëtare dhe përkundër gjoja monitorimit të OKB.

“Sekretari i përgjithshëm i Hezbollah, Hassan Nasrallah i ka thënë Esmail Qaani, komandantit të Forcës Quds të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC), se sulmi me shumë gjasë është shumë afër, me gjasë gjatë muajit Ramazan, ose me invadimin e qytetit Rafah” i ka thënë burimi në IRGC medias Arabic Post.

“Nasrallah ka thënë se ai është tërësisht i bindur se është synim i Izraelit të nisë sulm në shkallë të gjerë ndaj Libanit, dhe i ka kërkuar Qaani t’i japë atij liri të plotë në atë se si ka qëllim të sulmojë”.

Hezbollah ka kryer qindra sulme në shkallë të ulët ndaj Izraelit që prej sulmit terrorist të Hamas me 7 tetor, duke detyruar evakuimin e qindra qytezave në veri të Izraelit, me qindra mijëra izraelit të zhvendosur.

Izraeli ka sinjalizuar këtë javë se çdo ujdi për armëpushim që arrihet mes Izraelit dhe Hamas në Gaza nuk do të aplikohet në luftën e Izraelit me Hezbollah në veri.
Të tjera raporte në media kanë shtuar poashtu se ka indikacione se Izrael dhe Hezbollah po përgatiten për luftë në shkallë të gjerë që me gjasë do të shpërthejë së shpejti./gazetametro.net 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë