Loading…

Frashër Krasniqi lajmërohet pas dy ditësh, e thumbon Albin Kurtin

  • 02/11/2018 | 12:34

Frashër Krasniqi lajmërohet pas dy ditësh, e thumbon Albin Kurtin

Dy ditë pasi u përlesh fizikisht pas një debati televiziv me ish-kolegun e tij, Xhelal Sveçlen, deputeti i PSD’së lajmërohet dhe thumbon, Albin Kurtin.


Deputeti i PSD’së, Frashër Krasniqi ka kritikuar kreun e VV’së, Albin Kurtin për mos pjesëmarjje në seancën e djeshmë, ku u votua rezoluta me të cilën ‘do të ndalej Thaçi’, transmeton gazetametro.net.

Krasniqi ka thënë se ‘nëse një deputet mungon për interesa familjare, kjo nënkupton që ata po mbivendosin interesat familjare para atyre shtetërore’.

‘Veç po e paramendoj çka kishte bë VV-ja duke sharë, nëse dikush nga ne do të mungonte në seancën e djeshme. Ama Albini është tjetërsen: ai bën me i vendosë çështjet personale e familjare para atyre shtetërore,’ ka shkruar Krasniqi.

Ndërkohë, në seancën e djeshme nuk ishte numri i mjaftueshëm për të kaluar rezoluta./Gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë