Frashër Krasniqi nga radhët e Partisë Social Demokrate, në emisionin Debat plus, ka komentuar debatin e një dite më parë, të kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili sipas Krasniqit, ndeshej me veten dhe të kaluarën e tij, shkruan Gazeta Metro.
Përveç kësaj, ai tha se populli duhet kuptuar që Kurti nuk ka qëllim shpalosjen e programit, ngase nuk prezantonte asgjë në debat dhe tentonte vetëm t’i njollosë gjithë të tjerët.
“Jam idhtarë në kuadër të debateve dhe fushatës gjithmonë është e rëndësishme me shpalos programin sepse nuk po kemi mundësi për të shpalosur programin, por vetëm ngritjetë zërit po kemi. Paj u përlajke me vetën Albini , u përlajke me të kalumen e vetë, gjuhë e tesionume, në suazën e qasaj që nuk prezantojke asgjë, mjaftohesh mi shajt të tjerët, nuk ka tentim me shpalos programin por vetëm mi njollosë gjithë të tjerët” ka thënë Krasniqi në Debat Plus.
Krasniqi foli edhe në lidhje me gjuhën e komunikimit në fushatë, që sipas tij partitë politike nuk po argumentojnë por kanë tendencë për të ashpërsuar gjuhën. /gazetametro.net