Loading…

Francë, arrestohen disa të dyshuar për trafikim të shqiptarëve

  • 08/02/2017 | 18:18

Francë, arrestohen disa të dyshuar për trafikim të shqiptarëve

Disa menaxherë të hoteleve të dyshuar se ishin pjesë e rrjetit të trafikantëve, që i dërgonte migrantët shqiptarë në Britani, janë arrestuar të martën gjatë një operacioni policor në qytetin-port, Calais në Francë, kanë thënë autoritetet lokale.


“Është një hetim që po vazhdon tash e disa javë, lidhur me rrjetin e trafikantëve të shqiptarëve, që i kishin përdorë katër hotele në Kale”, i tha prokurori, Pascal Marconville, agjencisë AFP, duke e konfirmuar një raport në të përditshmen, La Voix du Nord”.

“Këto hotele nuk ishin pronë e shqiptarëve, por të njerëzve që qartazi dhe sipas hetimeve fillestare, i kishin pranuar shqiptarët për këtë rrjet të kontrabandistëve, me qëllim që t’i trafikojnë ata në Britani”, ka thënë prokurori Marconville.

Ky rrjet kishte ofruar “kalim të garantuar” vetëm për shqiptarët, me çmim prej 5 mijë e deri në 10 mijë euro.

“Derisa ne mendonim se po merreshim me një rrjet të shqiptarëve, duket se aty ishin të involvuar edhe sirianët dhe eritreasit”, tha Marconville.

Qyteti-port Calais në Francë, për vite të tëra ishte pikë e arritjes së migrantëve në përpjekjet e tyre për të kaluar në Britani.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë