Loading…

‘Franca nuk ka nevojë për paratë e Kosovës, kanë ato dy vajzat që po kërkojnë ndihmë’

  • 17/04/2019 | 13:14

‘Franca nuk ka nevojë për paratë e Kosovës, kanë ato dy vajzat që po kërkojnë ndihmë’

Deputet nga radhët e LDK-së, Lumir Abdixhiku e ka kritikuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për ndarjen e mjeteve për katedralen Notre Dame në Paris, transmeton Gazeta Metro.

Abdixhiku është shprehur kundër ndarjes së mjeteve dhe ka thënë se Franca nuk ka nevojë për to.

Ai ka shtuar se nevojë kanë dy vajza që janë duke kërkuar ndihmë për shërim e spitalet për doreza sterile.

Shkrimi i plotë i Abdixhikut:

Franca nuk ka nevojë për paratë e Kosovës; as si substancë e as si simbolikë. Për Notre Dame janë mbledhur mbi 1 miliardë euro tashmë.

Për paratë e Kosovës nevojë kanë ato dy vajza – njëra 2 vjeçe e tjetra 18 – fotot dhe lutjet e së cilave për ndihmë na shpërndahen gjithandej. Për këto para nevojë kanë dhe ato spitale që kërkojnë dorëza sterile para secilës lindje. Për këto para – dhe shumë më shumë – nevojë kanë hallgjorët e Kosovës, qeveria e së cilëve ka vendosur të shitet ‘franquz’. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë