Loading…

Franca do të shqyrtojë edhe vendimin e Hagës

  • 05/01/2017 | 12:09

Franca do të shqyrtojë edhe vendimin e Hagës

Pas arestimit të liderit të AAK’së, Ramush Haradinaj në Francë, autoritetet e këtij vendi thonë se do të shqyrtojnë gjatë ditës së sotme këtë rast.

Një burim i ka thënë agjencisë Reuters se hetuesit do të shohin nëse ka arsye që të mos ta zbatoj kërkesën për ekstradim, veçanërisht në rast se urdhëri për arrestimin është lëshuar për çështje politike, transmeton gazetametro.net

I njëjti burim tha se hetuesit kanë thënë se do të shohin “nëse Haradinaj është gjykuar më parë në gjykatën e OKB për të njëjtat akuza për të cilat është lëshuar edhe urdhëri i arrestit”.

Milan Petroviç, kreu i Prokuroris për Krime Lufte në Serbi thotë se kanë dërguar fakte shtesë për Ramush Haradinajn, Petroviç gjithashtu tha se është i kënaqur me vendimin e Francës./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë