Loading…

Franca bëhet shteti i parë i BE’së që ua ndalon fëmijëve rrjetet sociale

  • 21/07/2026 | 23:00

Franca bëhet shteti i parë i BE’së që ua ndalon fëmijëve rrjetet sociale

Ligjvënësit francezë votuan të martën për t’ua ndaluar përdorimin e rrjeteve sociale fëmijëve nën moshën 15-vjeçare, duke u bërë shteti i parë në Bashkimin Evropian që vendos një kufizim të tillë moshe.


Australia bëri histori vitin e kaluar, kur e futi në zbatim ndalimin e parë të rrjeteve sociale për personat nën moshën 16-vjeçare. Qeveria britanike njoftoi masa të ngjashme muajin e kaluar, por ato pritet të hyjnë në fuqi vitin e ardhshëm. Spanja, Greqia dhe Danimarka gjithashtu janë duke planifikuar që të vendosin mosha minimale për përdorim të rrjeteve sociale, raporton televizioni CNN.

Ligjvënësit francezë me shumicë dërrmuese të votave e mbështetën projektligjin e ri. Kjo masë ka marrë mbështetje të fuqishme edhe nga presidenti Emmanuel Macron, i cili tani do ta nënshkruajë atë për ta shndërruar në ligj.

“Rrjetet sociale do të ndalohen për fëmijët nën moshën 15-vjeçare duke filluar nga ky vit shkollor” – shkroi presidenti në rrjetin X pas votimit, duke i falënderuar ligjvënësit për miratimin e projektligjit.

“Truri i fëmijëve dhe adoleshentëve tanë nuk është në shitje. Emocionet e fëmijëve tanë dhe adoleshentëve tanë nuk janë në shitje ose për t’u manipuluar, as nga platformat amerikane, as nga algoritmat kinezë” – kishte thënë Macroni në janar të këtij viti përmes një video-mesazhi.

Presidenti e kishte urdhëruar qeverinë franceze që ta përshpejtonte shqyrtimin e projektligjit në Kuvend me qëllim që legjislacioni të ishte i gatshëm për fillimin e vitit të ri shkollor në shtator.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë